Kryeparlamentari Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri kanë vizituar Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Veseli tha se kjo Agjenci do të ketë përkrahjen e të gjithëve sepse po bën një punë të mirë dhe apolitike, raporton Ekonomia Online.
“Drejtori Havollin e falënderoj dhe e inkurajoj për punën profesionale që po e bën bashkë me agjencionin, është njëri ndër institucionet me sensitive do ta ketë përkrahje dhe respektimin për veprimet që ndërmarrin sepse janë apolitik dhe do shkojmë në mbrojtje të ligjit për secilit”, tha Veseli.
Ai tha se çështja e korrupsionit është bë problem psikologjik, por kjo nuk do të lejohet.
“Korrupsioni ka filluar me u bë psikologjik brenda familjeve dhe me krijuar krizë për shtetin tonë, këtë nuk do ta lejojmë dhe nuk do lejojmë askujt për një shtet që kemi dhënë sakrifica me arrit me bë pas krizës së besimit. Do të ndalet korrupsioni, nepotizmi do ketë veprime për këto që kanë ndodhur deri më tani do ketë ndëshkime”.
Veseli tha se personat që kryejnë nepotizëm dhe korrupsion do të ketë veprime të ashpra që së shpejti do të ndërmerren dhe do të bëhen të ditura.
“E dimë se askush nuk është engjëll, prirjet e sëmura që nuk po ndalen që po duan me e vë në dyshim besimin në shtet nuk do ta tolerojmë dhe do i përgjigjemi siç duhet mirë është me u ndalë ose do i ndalim, veprimet do të ndërmerren do ketë hapa që do të jenë për me vë politika e ligje më të ashpra që nuk janë parë asnjëherë në Kosovë”.
“…jemi të obliguar do jetë iniciativë ligjore dhe veprime që do të sanksionojnë në mënyrë të detajuar problemin e nepotizmit, korrupsionit, akuza e çdo aspekt sepse qytetarët kanë dhënë shumë, por duan të jenë në paqe dhe me ditë që kanë shanca, nuk mund të ketë shanca kur një njeri grykës i punëson 5 veta”.
Veseli përsëriti që do ketë ndëshkime të ashpra edhe për rastet e fundit që kanë ndodhur me nepotizëm.
“E di që është problem i madh por do i dalim përball kanë me u përgjigj të gjithë le të jenë të sigurt, do jenë hapa të drejtpërdrejtë ligjore dhe veprimet që do të merren për të dal ligje të ashpra dhe politike që asnjëherë me parë nuk kanë qenë, kjo që ka ndodh tani secili do ta paguaj për atë që kanë bërë”.
Ndërsa, ministri Tahiri tha se ligjet e reja po bëjnë ndryshime të cilat po parandalojnë konflikin e interesit.
“Tashmë jemi në rishikim të dy ligjeve të rëndësishme si ai për deklarimin e pasurisë dhe ligji për Agjencinë Kundër Korrupsion, deklaromi për pasuri po bën një ndryshim të madh po dyfishohet, për herë të parë janë shtuar edhe disa kategori qe deri tani nuk kenë qenë të shtuara kjo e parandalon konfliktin e interesit”.
“Dyfishimi i kësaj liste do arrij transparencën, llogaridhënien dhe do parandaloj konflikt interesin në qeveri, institucione, kompani publike etj. Kemi pas probleme për mandatin e agjencisë dhe tani do specifikohet qartë kemi bashkëpunim të mirë për ridraftimin e ligjit dhe jemi në punë të mirë”.
Tahiri tha se Ligji i Sinjalizueseve do t’i mbrojë sinjalizuesit që të mos kenë frikë të raportojnë keqpërdorimet.
“Kemi një politike të re në fuqi që sinjalizon abuzimet brenda ndërmarrje publike e institucioneve tona private dhe publike do ndërmarrim një kampanjë për me e bërë të qartë rolin e sinjalizueseve”, tha Tahiri.
“Hyrja në fuqi e ligjit të sinjalizueseve i ka inkurajuar njerëzit nëpër institucione që të arrijnë të i nxjerrin në pah abuzimet dhe keqpërdorimet e zyrtarëve”, tha ai.
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli tha se në takimin me Veselin e Tahirin diskutoi në lidhje me ligjet e reja që ndikojnë drejtpërdrejtë në parandalimin e korrupsionit.
“Kuvendi dhe Ministria kanë dhënë kontribut në ndihmën dhe zhvillimin e agjencisë ka ndihmuar në aspekte legjislative e tjera me kryeparlamentarin dhe ministrin debatuar disa çështje për punën dhe rolin e agjencisë dhe progresi që u arrit, u debatua edhe ligji i ri për agjencinë për pasurinë dhe dy ligjet për konflikt interes dhe sinjalizuesit dhe çështje tjera për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit”, tha Havolli.