Veseli beson: Miqtë e mi, Samiu e Remi, do ta mbrojnë luftën e shenjtë të UÇK-së

Prishtinë | 13 Jan 2019 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është deklaruar në lidhje me nisjen e punës së Gjykatës Speciale në ditën kur dy ish-komandantët e UÇK-së, Rrustem Mustafa Remi e Sami Lushtaku veçse u nisën për në Hagë për intervistim.

Veseli thotë se për luftën e UÇK-së ekziston vetëm një e vërtetë, se ka qenë luftë e drejtë në qëllim dhe veprime.

“Ka veç një të vërtetë për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: luftë e drejtë në qëllim dhe veprime. Prandaj, nga sfida e Gjykatës Speciale do të dalim faqebardhë”, tha Veseli në një postim në Facebook.

“Kjo e vërtetë, kjo luftë e shenjtë do të mbrohet edhe nga miqtë e mi, bashkëluftëtarët, Samiu dhe Remi, por edhe nga cilido pjesëtar i UÇK-së që do të kërkohet”, deklaroi Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme