Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se zhvillimi ekonomik në vend po pengohet nga patriotizmi i “rremë”, raporton Ekonomia Online.
Veseli tha se nuk mnund të ketë zhvillim pa rritje të eksportit.
Kreu i Kuvendit i bëri komentet në një aktivitet të përbashkët me ministrin e Financave (MF) Bedri Hamza, dhe atë të Inovacionit, Besim Beqaj, ku përfaqësuesve të bizneseve i’u prezantuan reformat e reja fiskale.
“Për aq sa e kemi ekonominë e fort dhe bizneset e zhvilluara ne mund të bartim mesazh. Ka disa vite që po humbim kohë për shkak të patriotizmit. Në çështjen e shtetit e të kufijve e të qenurit sa kombëtarë gjithë ne jemi munduar ta kemi një kontribut për shtet ndërtimin”, tha Veseli.
“Duhet të orientohemi nga zhvillimi ekonomik. Këtë vit kemi pasur një debat të madh për rritjen e pagave. Ne po dëshirojmë t’i kemi rrogat më të fuqishme po kjo nuk arrihet pa e pasur eksportin”.
“Ne do të vazhdojmë me reformat në drejtësi e gjithashtu në shëndetësi. Do të përkushtohemi edhe në projektet inovative në mënyrë që të zhvillohet ndërmarrsha dhe të gjithë këto mund të arrihen përmes një partneriteti”.
Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza tha se janë të përkushtuar të krijojnë lehtësira për bizneset. Ai ka shtuar se Dogana dhe ATK është në shërbim të bizneseve për një ambient të favorshëm.
“Rritja ekonomike në Kosovë është 4.23 rritje ekonomike gjatë vitit 2017 dhe kontributi më i madh është sektori privat. Presim një përmbushje të planit sepse pjesa me e madhe e tatimeve po kryhen ne kohë. Ne jemi përcaktua për reforma dhe nuk do të ketë rritje të reformave tatimore. Janë liruar nga tatimi i doganës të gjitha bizneset që prodhojnë”.
“I kemi liruar gjitha burimet energjetike që përdoren në procesin e prodhimit. Kemi deficit të tregtia më mallra. Jam i lumtur që keni dhe bë kontribut në propozime dhe në qeveri kanë kaluar dy ligje të cilat janë lehtësojnë punën të gjithë bizneseve”.
“Ne jemi përcaktua për reforma, sa i përket politikave fiskale nuk do të ketë ngarkesa të eja. Kemi marr vendim për lirimin nga tatimi i doganës për lenden e parë kjo sepse ne e dimë që kemi sfida. Bujqve ju ka zvogëluar tatimi prej 3 në 1%”.
Ministri i Inovacionit Besim Beqaj tha se e ardhmja e e zhvillimi ekonomik ëshët investimi në inovacion, raporton EO.
“Ideja është që ne bashkërisht nismën që ka nisur kryetari Veseli për inovacion të mos e lemë vetëm si nismë, por të punojmë dhe të dërgojmë përpara këtë iniciativë”.
“Ne shërbimet tona të punojmë në Kosovë dhe të veprojmë më çmimin kushtues për tregun e Kosovës por të shesim me çmime Evropian jashtë Kosovës. Parku ushtarak në Prizren do të kaloj për park inovacion dhe trajnim nga viti 2019 dhe janë nda një shumë nga Qeveria dhe GIZ-i. Prandaj duhet të shikojmë ka zhvillimi i Kosovës”.