Ekonomia Online
FUNDIT

Veseli: Trepça asnjëherë nuk do të jetë pjesë e pazareve me Beogradin

Veseli: Trepça asnjëherë nuk do të jetë pjesë e pazareve me Beogradin

Trepça nuk do të jetë asnjëherë pjesë e pazareve në tavolinën e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe i Partisë Demokratike, Kadri Veseli. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Veseli ka thënë po ashtu se Kuvendi i Kosovës shumë shpejt do t’i drejtojë një deklaratë […]

Trepça nuk do të jetë asnjëherë pjesë e pazareve në tavolinën e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe i Partisë Demokratike, Kadri Veseli.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Veseli ka thënë po ashtu se Kuvendi i Kosovës shumë shpejt do t’i drejtojë një deklaratë edhe Bashkimit Evropian në lidhje me liberalizimin e vizave dhe Demarkacionin.

Veseli për herë të parë ka qenë mjaft kritik edhe në raport me koalicionin qeverisës, nga i cili pret që të riformatohet, të shkurtojë numrin e postëve ministrore, agjencive dhe të ‘zbres nga burokracia’ në shërbim të qytetarëve të vendit.

Të ngjashme