Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar kryetarin e Kuvendit të Maqedinisë, Talat Xhaferi, për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë lidhur me emrin.
“Ratifikimi i marrëveshjes për emrin, nga parlamenti i Maqedonisë sot, është një arritje e madhe për paqen në Ballkan, pasi i jep fund një konflikti shumëvjeçar dhe hap një kapitull të ri të mirëkuptimit dhe fqinjësisë së mirë me Greqinë”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit Veseli, transmeton Ekonomia Online.
Veseli thotë se është krenar me shqiptarët e Maqedonisë, të cilët sipas tij, kanë luajtur rol konstruktiv.
“I përcjell urimet më të mira homologut tim z. Talat Xhaferri, si dhe deputetëve që sot me votën e tyre zhbllokuan rrugën e anëtarësimit në NATO dhe BE të këtij vendi”.
“Jam krenar e mirënjohës për bashkëkombasit tanë që jetojnë në këtë shtet, të cilët kanë luajtur një rol konstruktiv dhe kanë qenë gjithmonë mbështetësit më të zellshëm të integrimit Euro-Atlantik”.