Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.
Veseli përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se shpreson që Rama do t’ia dalë ta përshpejtojë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
“E përgëzoj mikun tim, kryeministrin Edi Rama për fitoren që ka arritur në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë. I uroj mbarësi e sukses në mandatin e tij të ardhshëm qeverisës, duke shpresuar që do t’ia dalë ta përshpejtojë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Po ashtu, dua të uroj të gjithë bashkombasit në Shqipëri për këtë proces cilësor zgjedhor, që është dëshmi e konsolidimit të demokracisë shqiptare dhe rritjes së pjekurisë politike”, ka shkruar Veseli.