Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka uruar të gjithë sportistët dhe artistët e Kosovës të cilit nga sot do të gëzojnë mbështetje më të madhe buxhetore, pas ndryshimeve përkatëse të legjislacionit për sponsorizime.
Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, Veseli ka uruar të gjithë sportistët dhe artistët, të cilët siç ka thënë ai meritojnë përkrahje e të cilët po e bëjnë vendin krenarë me punën dhe sukseset e tyre.
“Nga sot nis një etapë e re e përkrahjes meritore për sportistët dhe artistët tanë, të cilët çdo ditë e më shumë po na bëjnë krenarë brenda dhe jashtë vendit. Falënderoj të gjithë deputetët që votuan për harmonizimin e Ligjit për Sponzorizime në Sport dhe Kulturë, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave”, ka shkruar Veseli.