Në prezantimin e tij të radhës në qytetin e Pejës, i pari i PDK-së Kadri Veseli tha se gratë do të jenë pjesë e qeverisjes së mandatit të ardhshëm nga Partia Demokratike e Kosovës.
Sipas tij, vendi nuk mund të ecë përpara pa fuqizimin e gruas.
Prandaj në premtimin e tij për programin ‘’Fillimi i Ri’’, Veseli tha se gruaja do të jetë pjesë e qeverisjes së Kosovës më një përqindje të lartë.
”Po shoh shumë zonja. Nuk mund të ecim përpara pa e pasur pjesëmarrjen e gruas. Gruaja do ta bëjë 50% të qeverisjes së ardhshme të Kosovës”.
”Fuqizimi i të rinjve, kapitali më i shenjt që ka Kosova. Ky është zhvillimi, trajnimi i tyre për ata që nuk kanë përfunduar shkollë, do të trajnohen profesionalisht që të përgatiten për tregun e punës”.