Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë, ka qenë i shkurtër duke sqaruar procedimin e iniciativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Ai tha se kryesia vetëm ka vepruar në bazë të rregullore, duke shtuar se qëndrimet politike për këtë çështje tashmë dihen.
Sipas tij, largimin nga mbledhja i LDK-së ka qenë i panevojshëm, raporton Ekonomia Online.
“Kemi vepruar në bazë rregullores, gjithçka është procedim, iniciativa e deputetëve është dërgua për vendim qeverisë. Qëndrimet politike i kemi askush nuk është dash me dal me diskutua dikush jashtë”, tha ai.
Kreu i Kuvendit njoftoi se të enjën do të ketë vazhdim të seancës, ndërsa nëse përfundoj ajo do të ketë edhe seancë të re.
Veseli tha se në seancë tjetër në rend dite nuk do të jetë demarkacioni me Malin e Zi, ngase ende nuk ka ardhur në Kryesia.
“Vendosëm qe seanca të vazhdojë me 25 janar dhe nëse përfundohet ajo vazhdojmë me seancën tjetër po atë ditë. janë 18 pika për seancën e Kuvendit”.
“Nuk do ta kemi demarkacionin në seancën plenare sepse komisioni nuk e ka sjell në kryesi e ka dërguar me vonesë, nuk ka qenë për këtë mbledhje e përgatitur”.