Veseli viziton ekspozitën për 1024 fëmijët e vrarë gjatë luftës – kërkon drejtësi

Prishtinë | 18 Maj 2019 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, e ka vizituar sot ekspozitën e dhimbshme “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, e cila kujton 1,024 fëmijë të vrarë në mënyrë mizore gjatë luftës.

Ai ka thënë se mijëra viktima të vrarë e të masakruar nga forcat serbe meritojnë drejtësi e cila siç ka thënë ai duhet patjetër të ndodhë.

“Sot vizitova ekspozitën e dhimbshme “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, e cila kujton 1024 fëmijë të vrarë në mënyrë mizore gjatë luftës. Do të ketë drejtësi për ta dhe për të gjitha viktimat e gjenocidit serb në Kosovë.”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme