Veseli: VV dhe LDK e dëmtuan vendin në kohë pandemie, pakoja ekonomike duhet të miratohet shpejt

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 16:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një vizite që ka bërë në fshatin Krushë e Madhe, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë dëmtuar Kosovën në kohën kur vendi po përballet me pandeminë e COVID-19, raporton Ekonomia Online.

Veseli kërkon miratimin urgjent të pakos ekonomike për t’i ndihmuar fermerët, ndërmarrësit dhe të gjithë punëtorët e sektorit privat

“Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje e kanë dëmtuar Kosovën, në momentin më kulmor të pandemisë. Nuk kemi pasur nevojë për këtë shtyrje të tyre, pikërisht në këtë kohë. Qëndrimi i PDK-së është shumë i qartë, do ta themi në Prishtinë, se këtu jemi te djersa e njerëzve që po e mbajnë Kosovën”, deklaroi Veseli.

Veseli gjatë kësaj vizite është zotuar para fermerëve pako e rimëkëmbjes ekonomike e propozuar nga PDK-ja, në vlerë prej 320 milionë eurove do të kalojë.

“Është e paevitueshme që të kalojë pako e rimëkëmbjes kombëtare. Është duke na marrë kohë kjo çështja e politizimit të tepruar të luftës për pushtet që po zhvillohet. Ne presim që kryetarja e Kuvendit ta vë në kryesi, ta procedojë, sepse ajo është në procedim për të ardhur në Kuvend të Kosovës. Nuk e patëm vullnetin politik që ta kalojmë për një ditë. Por e kemi mundësinë që shumë shpejt, për një ditë ta kalojmë këtë financiare, e cila është e domosdoshme”, tha Veseli raporton Ekonomia Online.

Ai bëri thirrje që pakoja financiare të kalojë sa më shpejt, në mënyrë që ndërmarrjet të mos përjetojnë kolaps.

Veseli ka falënderuar fermerët që punojnë një kushte të jashtëzakonshme.

“Ne të gjithë si qytetar dhe si institucione të Kosovës duhet të ju falënderohemi Muharremit dhe Imerin, sepse njerëz si këta që po punojnë në këto rrethana të jashtëzakonshme dhe po tregojnë se kanë guxim dhe se po rrezikojnë. Ajo çfarë duhet të bëjmë ne si institucione është të jemi afër tyre. Muharremi e tha shumë mirë: “Nëse nuk  na mbyt pandemia na mbysin bankat’. Do të thotë për këtë po flasim për pakon e rimëkëmbjes kombëtare dhe sa më shpejt duhet me forcuar kërkesën dhe duhet me vu në qarkullim”, tha Veseli.

Muharrem Hoti, fermer nga Krusha e Madhe ka falënderuar kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli për vizitën e tij. Ai është ankuar se pandemia po ju shkakton shumë dëme, sipas tij nëse nuk vdesim nga Coronavirusi do të vdesim nga bankat.Hoti është ankuar se për shkak të pandemisë nuk kanë punëtor.

“Unë me një shok po bashkëpunojmë që disa vite dhe kemi rreth 20 hektar të punueshme me tokë.Po mundohemi me mbetë gjallë me këto punët e rënda por është shumë zor dhe sivjet i kemi mbjell 3 hektar dredhëza dhe kemi ymyt se mos do të fitojmë diçka. Vizitën e kryetarit Veseli e vlerësojmë shumë të rëndësishme dhe mendoj që kryetari Veseli do të kontribuojë për bujqësi dhe besoj që do të na viziton më shpesh, dhe për qka të kemi nevojë të na ndihmojë,Nëse nuk na mbyt virusi ka me na mbyt banka.Punëtor nuk po kemi dhe kemi mbet me shumë pak punëtor”, tha ai.

Kurse, fermeri tjetër me Imer Duraku e ka falënderuar Veselin oër vizitën.

“E falënderoj kryetarin për vizitën dhe me na dhanë pak fuqi e kurajë dhe me e pa në realitet se si punohet”, tha ai.

Ai po ashtu takoi disa ndërmarrës furrtarë të cilët i falënderoi për punën e pakursyer në shërbim të qytetarëve në këtë kohë pandemie.

Image may contain: one or more people, sky, child, outdoor and nature

Të ngjashme