Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë fjalimit të tij iu drejtua deputetit të NISMA për Kosovën, Zafir Berisha, duke i thënë se nuk po na lë të tregohemi njerëzor.
Vesli iu drejtua Berishës duke i thënë që mos t’i godas të tjerët në emër të kontributeve.
Ai i tha që zëvendëskryeministri aktual ka qenë polic dhe pjesëtarë i UÇK-së, e që sipas tij, edhe emblema e UÇK-së, Zahir Pajaziti, ka qenë polic.
“Nuk duhet të ndajmë popullin. Ndarja nuk na sjell punë të mira as për qytetarët e vendit e as për vendin e Kosovës”, ka thënë Veseli.