Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka qëndruar sot në Has ku edhe ka bërë zbulimin e pllakave përkujtimore në kullat e rezitencës, shtëpinë e Sali Jahut në Nikoliq dhe atë të Alush Gradicës në Vlahën.
Veseli është shprehur mirënjohës për ndihmën e pakursyer në kohët e veshitra.
Postimi i plotë:
Çdoherë kënaqësi e nder i veçantë të jesh mes banorëve të fshatrave Nikoliq e Vlahën dhe të Hasit në përgjithësi. Dikur, rrugë të furnizimit të UÇK-së, ku të rinjtë i shtuan radhët e saj, dhe ku shumë shtëpi u shndërruan në baza të fuqishme të luftës çlirimtare.
Në shenjë falënderimi, zbuluam pllakat përkujtimore në kullat e rezistencës, shtëpinë e Sali Jahut në Nikoliq dhe atë të Alush Gradicës në Vlahën. Gjithmonë mirënjohës për ndihmën e pakursyer në kohët e vështira. Hasi, si tërësi e trojeve shqiptare, dha shumë luftëtarë, dëshmorë e martirë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.