Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka dhënë një deklaratë zhvillimeve të sotme në fshatin Mushtisht, duke thënë se “nuk i duhen Kosovës”.
Ai ka theksuar se ato vetëm sa krijojnë mundësinë që të keqpërdoren prej atyre që duan ta pengojnë konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe të krijojnë imazh negativ në botë për vendin tonë.
“Plagët e luftës të Mushtishtit, ashtu si të gjithë Kosovës, janë plagë të rënda që kërkojnë drejtësi të vërtetë, por në çdo rast duhet të bëhet dallimi i domosdoshëm në mes atyre që kanë bërë krime dhe komunitetit serb në Republikën e Kosovës. Përgjegjësia gjithmonë është individuale e institucionale, por jo kolektive”.
“E drejta e praktimit të besimit fetar, liria e lëvizjes, e drejta e kthimit në pronën legjitime, për secilin qytetar, pa dallim përkatësie, janë të drejta themelore në Republikën e Kosovës dhe është obligim ligjor garantimi i tyre”, ka thënë Veseli.