Veseli: Kosova mund të jetë Zvicra e Ballkanit

Prishtinë | 28 Dhj 2016 | 15:24 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar objektin kolektiv të ndërtuar për familjet në nevojë në Stantërg të Mitrovicës.

Krye-parlamentari Veseli tha se ndërtesa e re do të evitojë një nga realitetet më të hidhura të Kosovës, në të cilin këto familje kanë jetuar për vite me radhë.

“Shumë shpejtë të gjitha ato familje do të vendosen me një objekt, i cili ofron kushte me standarde evropiane. Falënderoj Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale që është duke ecur punën me ndërtuesin e projektit, por kjo nuk ka mundur të arrihet pa Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës”, theksoi ai.

I pyetur se a është vështirë të mbahen premtimet, krye-parlamentari ka theksuar se nuk është e vështirë të mbahen premtimet, “sepse ne kemi obligim me i përmbush pritjet e qytetarëve tanë. Duhet ta duam shtetin. Kosova ka mundësi të jetë Zvicra e Ballkanit”.

Në këtë objekt do të vendosën rreth 15 familje.

Banorët, falënderuan krye-parlamentarin Veseli për mbajtjen e premtimit, duke e konsideruar atë meritor për ndërtimin e banesave të tyre të reja dhe largimin njëherë e përgjithmonë nga objekti i deritashëm, i cili nuk i përmbush as kushtet minimale për jetesë.

kadri-veseli

Të ngjashme