Nuk ka asnjë dyshim që Princesha Diana e Uellsit, ka qenë një nga ikonat e modës. Ajo gjithmonë është shfaqur e veshur plot stil dhe njerëzit e pëlqenin shumë.
Kjo është arsyeja pse sot, më shumë se 20 vite pas vdekjes së saj, ajo ende qëndron në qendër të vëmendjes për shkak të stilit të saj të veçantë. Madje disa prej veshjeve të saj, vijojnë që edhe në ditët e sotme të jenë në modë.
E për ta provuar këtë, “Bright Side” ka publikuar disa veshje të ndryshme të Lady Diana-s, të veshura në evente të rëndësishme. Këto veshje janë në trend edhe ditët e sotme. Për më shumë shikoni fotot e mëposhtme: