Vetaksidentohet rëndë një veturë në autostradën Prishtinë – Han i Elezit

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Sot në orët e paraditës ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën Prishtinë-Han i Elezit, ku si pasojë një person ka marrë lëndime trupore.

Lajmin ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Baki Kelani, i cili ka thënë se rasti ka të bëjë me një vetaksident.

“Sot në orët e paraditës, është raportuar se një veturë është përfshirë në një vetaksident trafiku. Ky vetaksident ka ndodhur në autostradën Prishtinë – H.Elezit”.

“Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje si dhe janë njoftuar ekipi mjekësor”.

“Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes më të shtuar në trafik, tani në këto kushte atmosferike me të reshura”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme