Në fshatin Skivjan të komunës së Gjakovës ka ndodhur një vetëakisdent me lëndime trupore.
Lajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nysret Gjurkaj, teksa ka dhënë detaje.
Të lënduarit pas aksidentit me ndihmën e kalimtarëve të rastit janë dërguar në emergjencën e spitalit në Gjakovë dhe pas kontrollit mjekesor për shkak të lëndimeve të marra pasagjeri është dërguar në QKUK për shërim të mëtejshëm.
“Deri te aksidenti kishte ardhur derisa i dyshuari#1 kishte qenë duke vozitë automjetin e tij në rrugën Deçan –Gjakove dhe kur arrin në fshatin Skivjan KK-Gjakove pikërisht ne vend ku rruga ishte me kthesë, nga pakujdesia duke mos ju përshtatur shpejtësisë se lëvizjes pa pritmes e humb drejtimin mbi automjetin e ti dhe del nga rruga ne anën e djathtë të drejtimit të lëvizjes duke u rrokullisur me automjet”, njoftoi Gjurkaj.