E papritura natyrore goditi një pjesë të Shqipërisë!
Mori jetë njerëzish të të gjitha moshave. Shqiptarët, andej e këtej Drinit, por edhe ata të mërgatës, e bashkëndjenë thellë në shpirt këtë fatkeqësi, dhe u munduan përmes formave më të ndryshme të ndajnë dhembjen vëllazërore e mbi të gjitha njerëzore, me atë që përjetoi Durrësi me rrethinë…
Solidariteti po vazhdon dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim! Ata njerëz nuk do ta ndjejnë veten të vetmuar!
Por, një brengë kam: A ndjeu kush përgjegjësi morale nga kreu shqiptar për atë që erdhi si e papritur por që i gjeti njerëzit në ndërtesa hotelesh e shtëpi banimi të cilat do të konstatohet se NUK JANË PËRFILLUR NORMAT MË ELEMENTARE NGA NDËRTIMTARIA E ARKITEKTURA DHE SIGURIA PËR JETËN E NJERËZVE?!
Kam pritur, si akt moral, që sot në mëngjes, të jepte DORËHEQJA KRYEMINISTRI SHQIPTAR, EDI RAMA!