Policia e Kosovës i ka ofruar bashkëpunim të ngushtë Policisë së Zvicrës.
Me këtë rast Policia e Kosovës ka shkëmbyer informacione lidhur me rastin për të cilin po kërkohej Bashkim Lajqi.
Ai ishte i kërkuar nga Policia e Bazellit për veprat “vrasje” dhe “arratisje nga burgu”.
I njejti sipas informacioneve po kërkohej nga organet e rendit për vrasjen e bërë në vitin 2013, ku dyshohet se kishte vrarë Selim Elshanin.
Bashkim Lajqi ka udhëtuar nga Kosova për në Zvicër për t’u vetëdorëzuar tek autoritetet e rendit në Bazell të Zvicrës.