Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) ka prezantuar analizën gjinore të Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes mbi Stabilizim Associimin të Kosovës me Bashkimin Evropian (BE), raporton Ekonomia Online.
Kjo analizë është zhvilluar si pjesë e projektit “Ngritja e llogaridhënies dhe kapaciteteve të institucioneve te Kosovës lidhur me zbatimin e aspektit gjinor të MSA-së”.
Ariana Qosaj-Mustafa tha se përfshirja e grave në institucione është shumë u ultë.
“68 për qind të grave kanë përjetuar dhunë në familje. Burrat posedojnë 92 për qind të bizneseve krahas vetëm 8 për qind të grave. Edhe në Policinë e Kosovës janë vetëm 14 për qind e grave dhe nuk kemi asnjë kryeprokurore grua, ndërkaq vetëm 28 për qind janë gjyqtare”, ka thënë ajo.
Ambasadori norvegjez në Kosovë, Jens Erik Grondhahl, ka kërkuar më shumë përkushtim në lidhje më zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore.
“Barazia gjinore është një çështje kyçe në BE sa i përket standardëve të caktuara dhe duhet të vazhdoni të punoni në këtë drejtim. Në agjendën e reformës së MSA siç është ligji për diskriminimin pres më shumë përkushtim”.
“Unë pres më shumë rekomandime të cilët janë në këtë raport. Sa i përket shtetit tonë kemi pasur një punë të madhe sa i përket barazisë gjinore. Unë mendoj se nëse pajtoheni për këtë unë marrë një shembull se kjo çështje do të sjellë përfitime ekonomike”, ka thënë ai.
Maria Berishaj-Sylejmani nga Zyra e BE-së në Kosovë, ka thënë se qëllimi i BE-së është zbatimi i marrëveshjes së MSA-së për barazi gjinore, ngase kjo është obligim që Kosove e ka marrë.
“Bashkimi Evropian do të vazhdojë të punoj rreth kësaj ngjarje dhe do të përkrahim zbatimin e agjendës së saj. Siç është thënë se zbatimi i këtij ligji do të mbesë sfidë sepse përfshirja e grave në institucione është e ulët”.
“Marrëveshje e MSA-së është marrëveshje që i definon marrëveshjet e Kosovës drejtë integrimit në BE. Ne kemi vënë re se barazia gjinore nuk do të përkthehet direkt në përfshirje, por kjo është obligim ligjor”, ka thënë ajo.
Kreshnik Cukaj sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Integrimit Evropiane, tha se do të punojnë në zbatimin e marrëveshjes për barazi gjinore, raporton EO.
“Në takimet tona që kemi mbajtur është diskutuar dhe punuar se si t’i qasemi kësaj problematike. Unë mund të them se në emër të ministrisë së Integrimeve Evropiane se institucionet e reja do të trajtojnë më prioritet më të madh këtë çështje që ta avancojë edhe më shumë zbatimin e marrëveshjes për barazi gjinore”, ka thënë Cukaj.
Projekti është mbështetur nga Ambasada Norvegjeze në Kosovë në bashkëpunim me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civilë (KCSF).