Ronaldinho la gjurmë në historinë e futbollit, pasi me klasin e tij tregoi se bën pjesë te ata më të talentuarit dhe argëtoi pa masë të pasionuarit pas këtij sporti.
Megjithatë tani që braziliani është tërhequr, duket se do të jetë radha e djalit të tij, Joao Mendes, që të bëjë të njëjtën gjë. Ai është vetëm 14 vjeç, luan si sulmues dhe ka nënshkruar kontratën e parë si profesionist me skuadrën e Cruzeiros.
Mendes ka djegur të gjitha etapat, pasi klubi brazilian beson se e ardhmja e tij do të jetë shpërthyese, ndaj ka vendosur ta lidhë me një kontratë prej profesionisti./Supersport.al/