Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka publikuar në faqen e saj zyrtare rezultatet nga 99,84% të vendvotimeve.
Sipas rezultateve nga 2 486 vendvotime (nga 2 490 sa janë gjithsej), PAN ka 33,99%, LVV ka 27,11%; LAA 25,74%, Lista Srpska ka 5,90%; KTDP ka marrë 1,09%, Fjala 1,08% dhe subjektet e tjera kanë nën 1 për qind.
Numërohen mbi 99 % e votave, PAN-i 7 % para VV-së
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka publikuar rezultatet nga 99,12% të votave.
Diferenca mes tri partive të para nuk ka ndryshuar shumë. PAN-i ka 34,06% pak më shumë se 7 % para LVV-së, e cila ka 27,04%; kurse LAA ka 25.73%
Numërimi i votave drejt përfundimit, PAN-i bie pak, VV-ja rritet
KQZ-ja ka numëruar më shumë se 98% të votave deri më tani.
Nga këto rezultate koalicioni PAN avancon me 34.10% të votave, i ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje me 27.04%, votat e së cilës vetëm po rriten.
Në vendin e tretë është koalicioni LAA me 25.77% të votave.
Pas numërimit të këtyre votave, pritet të numërohen edhe ato me kusht dhe nga diaspora.
Numërohen 97 % e votave, Vetëvendosje arrin në 27.03 %
Kanë mbetur vetëm edhe 3% e votave të pa numëruara. Partia e cila po shënon rritje është Lëvizja Vetëvendosje, e cila tashmë ka mbërritur në 27. 03%, PAN-i 34.14% dhe LAA me 25,75%.
KQZ-ja numëron 96.43 % të votave, PAN prin 7% para VV-së
Komisioni Qendror Zgjedhor ka arritur të numërojë 96,43 të votave. Sa i përket renditjes së partive politike mbetet po ai i njëjti, PAN 34.18%, LVV 26.97%, LAA 25.77%, raporton Ekonomia Online.