Në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave për të kërkuar të drejtat e tyre në trashëgimi”, Zyra e BIRN-it në Kosovë ka mbajtur tryezën ku është diskutuar për të drejtat në pronë dhe trashëgimi dhe për analizën se si ligji përfaqëson gratë, raporton Ekonomia Online.
Kreshnik Gashi nga organizata BIRN, tha se pabarazia e të drejtave në pronë dhe trashëgimi është shumë e madhe duke filluar nga politika.
Sipas tij, politikanët nuk u japin hapësirë grave të avancohen dhe vetëm katwr gra të kryetarëve të komunave në Kosovë kanë prona në emër të tyre.
“Ajo që duam ta ngriti sot përpos ndryshimeve ligjore dhe sa gjyqësori është efikas në trajtimin e lëndëve, fokusi ynë ka qenë me u marr për nivelin politik se si jo po e trajton çështjen e barazisë në pronë”, tha Gashi.
Gashi tha se në përgjithësi në Kosovë ka mungesë të pronave të trashëguara tek gratë dhe se Qeveria e Kosovës nuk po ndihmohet në këtë çështje.
“Përkrahja politike për gratë me u avancuar të dhënat nuk janë shpresë dhënëse në nivelin politik, ku vetëm 4 gra të kryetarëve të komunave kanë prona në emër të tyre. Partitë politikë vazhdojnë të mos u japin hapësirë grave, kemi parti që qeveris vendin dhe në asnjë degë nuk ka kryetare grua të degëve, kemi një sistem qeveritar ku disbalanci midis të punësuarve gra dhe burrave vazhdon të jetë i madh”, tha ai.
Ndërsa, Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Nehat Idrizi tha se në Kosova ka një mosbarazim të madhe në mes gruas dhe burrit në ndarjen e pasurisë dhe trashëgimisë së pasurisë apo pronës.
“Nëse ligjet janë të avancuara dhe promovojnë barazinë, pse këto nuk zbatohen në praktike, analiza që kam hulumtuar tregojnë se gratë ballafaqohen me sfida në rastin trashëgimor apo ndarja e pasurisë së përbashkët janë disa faktor që ndikojnë si faktori social, ekonomik, tradita, mosefikasiteti i punës së gjykatave etj”, tha Idrizi.
“Ende nuk kemi arrit të bëjmë një lobim me i informuar gratë se ligji është i barabartë si për trashëgimi dhe drejta e familjes në ndarjen e pasurisë, unë mendoj se nuk mjafton vetëm të kemi ligje të mira, por duhet qytetarët dhe gratë të njoftohen me të drejtat e tyre”, tha ai.
“Vetëm 16% gratë kanë pasuri në emër të tyre, është tregues se nuk e kemi barazinë edhe pse ligji i familjes e përcakton se pavarësisht prona nëse është e evidentuar vetëm të njërit emër ajo konsiderohet se është e dy bashkëshortëve”, tha Idrizi.
Idrizi tha se gratë shumë pak posedojnë pronë dhe zakonisht prona trashëgohet nga burrat dhe jo nga gratë, ka pas raste të tilla kur ndodh e kundërta.
Sekretarja e ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Rozafa Ukë-Imeraj tha se në vitin 2015 kishte hyrë në fuqi Ligji për Barazi Gjinore, por zbatimi i tij në komuna u arrit më shumë në vitin 2017 ku edhe pse nuk u zgjodh asnjë grua kryetare e ndonjë komune, por së paku është vërejtur një progres në i përfaqësimit të gjinisë femërore në fusha të tjera, raporton EO.
“Në vitin 2017 barazia gjinore ka qenë tema kryesore dhe si ministri i kemi dhënë një fokus më të shtuar dhe ligji i ri për barazi gjinore hyri në fuqi në vitin 2015 për këtë pas konstituimit të organeve lokale edhe pse nuk rezultuan suksesshëm që të kemi ndonjë kryetare grua, por ka përparime pavarësisht sfidave që akoma përballen komunat por është shënuar progres i lehtë në disa fusha”, tha Ukë-Imeraj.