Mesatarisht rreth 70 aksidente në komunikacion ndodhin çdo ditë në rrugët e Kosovës. Vetëm gjatë tri javëve të këtij muaji (gusht), përkatësisht nga 1-22 gusht 2018, duke u bazuar në statistikat zyrtare të Policisë, në rrugët e Kosovës kanë ndodhur rreth 1450 aksidente në komunikacion, me ç’rast 9 persona kanë vdekur, ndërsa shumë të tjerë janë lënduar
Zyrtarë për Informim në Policinë e Kosovës kanë thënë për “Zërin” se nga janari deri në muajin korrik të vitit 2018 janë shënuar 8,630 aksidente në komunikacion, në të cilat 50 persona kanë humbur jetën.
Sipas tyre, gjatë kësaj periudhe ata kanë shqiptuar edhe 229,433 tiketa.
“Policia e Kosovës me qëllim të shtimit të masave të sigurisë në trafik, sidomos tani gjatë kohës së verës kur edhe rritet fluksi i veturave në rrugë, ka hartuar dhe po e zbaton një plan operativ me detyra konkrete shtesë. Pos kësaj, para dy jave me kërkesë të strukturave të larta të PK-së është themeluar edhe një Task-Forcë, e cila ka hartuar dhe po zbaton edhe një plan veprimi”, kanë thënë në PK për “Zëri”.