Vetëm një klub në Superligën e Turqisë i ka shpëtuar Vedat Muriqit pa i shënuar gol

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Top shënuesi i Fenerbahces dhe kampionatit turk, Vedat Muriqi, këtë javë i shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Genclerbirligit, duke e  arritur një statistike të veçantë.

Sulmuesi nga Kosova në Superligë ka arritur tu shënojë 18 skuadrave, duke i shpëtuar vetëm Goztepe deri tani.

Vedat Muric gjatë karrierës së tij në Superligën turke ka luajtur për klube si Genclerbirligi, Caykur Rizespor dhe Fenerbahce.

Vedat Muriqi ka arritur të shënojë 31 gola në gjithsej 93 ndeshje.

Sezonin e kaluar u shënoi klubeve si Galatasaray, Fenerbahce, Besiktas dhe Trabzonspor

Vedat Muriqi sezonin e kaluar ndërsa kishte veshur fanellën e Caykur Rizespor, ishte bërë një nga sulmuesit më të rrëzikshëm në kampionat.

Ai sezonin e shkuar në Superligë u shënoi klubeve si Galatasaray, Besiktas, Trabzonspor dhe Fenerbahce.

Klubet që iu ka shënuar më shpesh janë Basaksehir dhe Kasimpasa, të dyjave nga tre gola.

Tjetër ekip që e ka pasur për ‘qefi’ ishte Akhisarspor që i ka shënuar tri herë, por nuk shtë më në elitë.

Të ngjashme