Një shtojcë e vajit të peshkut e shkruar në recetë, mund të jetë e vetmja omega 3 e cila zvogëlon rrezikun e problemeve të zemrës, thotë studimi i fundit.
Rreth 22 për qind e amerikanëve të moshave 60 ose më të vjetër marrin pilula të përditshme omega-3 pavarësisht nga disa studime që mbështesin shum përfitime shëndetësore të bëra për të, njofton Klan Kosova.
Dhe një studim i ri, i paraqitur në konferencën e Shoqatës Amerikane të Zemrës, konfirmoi se vaji i peshkut i marrë nga të rriturit e shëndetshëm nuk ka aftësi të qartë për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës ose kancerit.
Në fakt, përfitimet shiheshin vetëm tek ata që ishin në një mjekim për të ulur kolesterolin e tyre dhe për të parandaluar një atak në zemër apo goditje në tru.