Suplementet e Omega 3 lehtësojnë trajtimet e kancerit

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 18:46 | Nga

Suplementet e vajit të peshkut mund të ndihmojnë në zbutjen e efekteve anësore të disa trajtimeve të kancerit.

Kështu thotë një hulumtim i fundit, i pari i këtij lloji, në dy studime të ndara në Çikago, njofton Klan Kosova.

Raporti tregon se acidet yndyrore omega 3 mund të zvogëlojnë sikletet e shkaktuara nga terapitë e caktuara për trajtim të sëmundjeve.

Përfitimet u panë në disa pacientë të kancerit të gjirit dhe të kancerit të zorrëve, me shtojcën e menduar për të zvogëluar inflamacionin.

Më tej theksohet se është duke u shtuar në bazën e provave që terapitë plotësuese të ditës si omega 3 mund të kenë një vend në mbështetjen e pacientëve teksa kalojnë nëpër kujdesin e tyre ndaj kancerit, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme