Ekonomia Online
FUNDIT

Vetëm të dielën janë rinumëruar 140 vendvotime, mbesin edhe 834

Vetëm të dielën janë rinumëruar 140 vendvotime, mbesin edhe 834

Gjatë ditës së diele, janë rinumëruar 140 vendvotime, ka bërë të ditur për Ekonomia Online, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai ka sqaruar se sipas të dhënave të deritashme, numri i vendvotimeve të rinumëruara është: 573 vendvotime apo rreth 41%. Elezi ka shtuar se kanë mbetur për rinumërim edhe 834 vendvotime. Numri i vendvotimeve që […]

Gjatë ditës së diele, janë rinumëruar 140 vendvotime, ka bërë të ditur për Ekonomia Online, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka sqaruar se sipas të dhënave të deritashme, numri i vendvotimeve të rinumëruara është: 573 vendvotime apo rreth 41%.

Elezi ka shtuar se kanë mbetur për rinumërim edhe 834 vendvotime.

Numri i vendvotimeve që duhet të rinumërohen është rreth 1 410, ndonëse fillimisht në vendim të PZAP-it ishte shkruar së bëhet fjalë për 1 472 vendvotime.

Por, KQZ-ja pasi ka rishikuar listën e paraqitur në vendim ka vërejtur se 38 vendvotime ishin shënuar nga dy herë, 18 të tjera ishin rinumëruar më parë dhe 7 të tjera nuk përputhen me listën e vendvotimeve.

Të ngjashme