Vetëm!

Prishtinë | 17 Kor 2023 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

(Poezi nga Paola Muçodemi)

Do vij një çast në jetën tënde
që do të bëj të rishikosh shumë!
Besimin…
Dashurinë kundrejt njerëzve.
Do t’i mbushësh sytë me det
Do bësh një llogaritje dhe,
do shohësh që sa njerëz t’u betuan
se do jenë aty për ty,
do mungojnë në të përpjetën që ti po ngjit.
Do buzëqeshësh por,
brenda teje do qash
Do dukesh e gëzuar
duke u munduar të përqeshësh vështirësitë
Por, kur vetmia të vjen paftuar,
të gjitha përsëri do bëhen të njëjta
Dhe në atë çast do duash një përkëdhelje
Një përqafim
Një mesazh
Një lëvizje pa e kërkuar,
nga njerëzit që besove se egzistojnë
në përditshmërinë tënde!
Atëherë do kuptosh që je vetëm,
Do kuptosh që çdokush ecën vetëm në jetë!
Ti,
rënkimet e tua
Sytë e fryrë e të mavijosur
Arritjet e tua
Buzëqeshja jote dhe,
Vetmia
E ngjitur pas si një rrobë..
Vetëm..
Pikërisht ashtu si erdhe, vetëm!

Të ngjashme