Organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së ka mbajtur sot takim me degët e saja.
Në këtë takim, siç bëri të ditur sekretari i organizatës, Faton Klinaku, u tha se disa nga problemet e kategorisë së veteranëve duhet të zgjidhen nga ana e Qeverisë.
Në këtë kuadër, Klinaku me anë të një postimi në Facebook bëri të ditur se u kërkua takim urgjent me kryeministrin Kurti.
Postimi i plotë i Klinakut:
Takim i selisë qendrore me degët e OVL UÇK-së.
Në takim u diskutua rreth çështjeve që e preokupojnë Organizatën dhe veteranët e luftës, që disa prej tyre duhet të zgjidhen nga ana e Qeverisë. Për këtë u vendos që një grup nga kryesia e më gjerë të kërkoj takim urgjent me Kryeministrin Albin Kurti.