Vetëvendosja në pushtet, një eksperiment i ndërkombëtarëve – I rrahshin tenxheret

Prishtinë | 10 Kor 2023 | 23:15 | Nga Ekonomia Online

Isa Mustafa, ish-kryeministër i Kosovës, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare për të ardhur në pushtet.

Në një intervistë për Pressing T7, ai ka hedhur dyshime se Vetëvendosje është “eksperiment ndërkombëtar”.

Ndryshe s’mundet ta shpjegojë për gjithë atë përkrahje që ai thotë se Vetëvendosja e ka marrë.

Ai rikujton se gruaja e ambasadorit amerikan, por edhe të tjerë ndërkombëtarë “rrahshin tenxheret në përkrahje të Kurtit”.

Mustafa ka shtuar se kanë vërejtur se bashkësia ndërkombëtare kishte tërhequr përkrahjen për ta, duke e orientuar kah Vetëvendosja.

”Edhe ambasadën amerikane, por edhe amabsada tjera ia kanë dhënë anën Vetëvendosjes, ne nuk kemi pritur gjë të mirë që ka me ndodhë as për LDK-në, sepse pamë që përkrahjen e tërhoqën dhe ia dhanë Vetëvendosjes. Sot kur ankohen them që e kanë kërku”.

“Ishin ndërhyrjet e drejtpërdrejta, është e vërtetë që tenxhere i rrahshin krejt. Ka qenë deklaratë e ambasadores së saj që edhe qeni i saj do të jetë rehat me ndërrimin e pushteteve”, ka thënë Mustafa.

Të ngjashme