Vetëvendosja vazhdon mobilizimin për protestën e së shtunës

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 08:44 | Nga

Partia e Albin Kurtit po i vazhdon takimet me qytetarë në përpjekje për të siguruar pjesëmarrje sa më masive në protestën me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, e cila do të mbahet të shtunën në kryeqytet, me fillim nga ora 14:00.

Të hënën Vetëvendosja ka publikuar edhe orarin e nisjes së organizuar të autobusëve që do të sjellin protestuesit nga qytetet e tjera, shkruan “Zëri”.

Përfaqësuesit e kësaj partie politike thonë se presin mbështetje edhe nga zyrtarë të subjekteve të tjera.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme