Vetëvendosje aksion te burgu i Pejës (Foto)

Prishtinë | 25 Tet 2016 | 13:10 | Nga

Sot në orët e hershme të mëngjesit, VV ka bërë një aksion simbolik para burgut të Pejës. Gjatë rrugës deri tek burgu, VV është penguar nga policia, e cila kishte marrë urdhër nga Prishtina për këtë aksion.

Detajet për aksionin në fjalë ishin zbuluar përmes përgjimeve të policisë. Ky aktivitet bënte thirrje për lirimin e aktivistëve të këtij subjekti, të arrestuar për sulmin në Kuvend me akuzën për terrorizëm. Në burgun e Pejës po mbahet aktivisti i VV-së, Egzon Haliti.

Gjatë këtij aksioni foli edhe deputetja Shqipe Pantina, e cila tha se në burg duhet të jenë Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Kadri Veseli, e jo aktivistët, ngase kriminelët e vërtetë janë këta në pushtet e jo aktivistët që e mbrojnë republikën përfundoi ajo.

Ja edhe foto nga aktiviteti:

Të ngjashme