Vetëvendosje akuzon pushtetin për presion ndaj deputetëve, pozita e mohon

Prishtinë | 17 Nën 2016 | 10:42 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka bojkotuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, në shenj proteste pas tërheqjes së nënshkrimeve të deputetëve për seancë të jashtëzakonshme për vdekjen e Astrit Deharit.

Glauk Konjufca, shef i Grupit Parlamentar të VV-së, në një konferencë për medie ka thënë se kjo mbledhje është thirrur nga Veseli pasi që e ka ditur se nuk i kanë nënshkrimet për mbajtjen e kësaj seance.

“Ne mendojmë se ka një lidhje mes asaj që po ndodh në Parlament dhe asaj që i ka ndodh Astrit Deharit në burg. Dikujt po i pengon me fol në Kuvend për Astritin”, tha Konjufca, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se pushteti është mobilizuar me qëllim që kjo seancë të dështojë.

Mirëpo, pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje, se deputetët po kanë presion për të tërhequr nënshkrimet i ka hedhur poshtë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka thënë se duhet pyetur vet deputetët nëse kanë pasur presion.

Ai ka shtuar se bojkoti i Vetëvendosjes nuk zgjidhë problemin, duke ftuar që të marrin pjesë në mbledhje dhe aty të shprehin argumentet e tyre përkitazi me rastin në fjalë.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se nuk është e vërtetë qe ka trysni mbi deputetët për tërheqjen e nënshkrimeve, duke shtuar se LDK do të angazhohet që ky rast të përfundojë sa më shpejt dhe pastaj të mbahet seanca e jashtëzakonshme.

veseli

15134065_1595647840450586_855040032_o

Të ngjashme