Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri i shoqëruar nga deputetë të këtij subjekti partiak, kanë bërë homazhe në mëngjesin e sotëm tek Memoriali “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt.
Kjo vizitë e tyre tek varrezat e Jasharajve në Prekaz, po bëhet me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, datë e cila përkon pikërisht dhe me datëlindjen e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit.
Më pas kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri, është pritur në kullën e Jasharajve, nga vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, Rifat Jashari.
Në odën e familjes Jashari, Ymeri u pa në vizitë i shoqëruar nga deputetë të subjektit të tij partiak.