Vetëvendosje bën zyrtare partitë që do të përkrahin në komunat ku s’janë në balotazh

Prishtinë | 16 Nën 2017 | 13:28 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në një konferencë për medie i bëri publike gjithë marrëveshjet që partia prej nga vjen ka arritur në komuna të ndryshme të Kosovës dhe përkrahjen që gëzojnë në komunat ku janë në balotazh.

Ai tregoi se  edhe  në komunat ku s’janë në balotazh kënd e përkrahin, raporton Ekonomia Online.

“Në Vushtrri  jemi në përkrahje të LDK-së. Jemi në dakordancë nga dega e VV-së që është në Vushtrri, për ta mbështetur programin e LDK-së në Vushtrri. Të jemi pjesë e garës në balotazh dhe pas fitores të aplikohen disa prej pikave tona për qeverisjen e Vushtrrisë.Në Mitrovicë  do ta përkrahim kryetarin Agim Bahtirin. Ky bashkëpunim është i domosdoshëm për ta ndaluar fitoren e SHIK-ut dhe rikthimin  e tij në Mitrovicë. Në Gjakovë mbështesim Mimoza Kusari- Lilën, kemi arritur marrëveshje me partinë e saj. Mbështesim AAK-në në Klinë, për të ndërprerë qeverisjen e PDK-së në Klinë”

Përveç mbështetjeve të partive, Ymeri tregoi edhe arsyet se pse kanë lidhur marrëveshje me disa parti në komuna të ndryshme.

“Në Prishtinë kemi marrëveshje me AKR-në,  më të cilën kemi arrit dakordancë. Programi i LVV-së është pasuruar me disa pika të AKR-së që na janë  dukur të përputhshme me programin e Shpendit. Marrëveshje kemi arritur në Prizren në përkrahje të Haskukës ka dalur Nisma për Kosovën. Te LDK në Prizren Hatim Baxhaku është në përkrahje të Mytaher Haskukës . Pas shumë diskutimeve me LDK-në, në Prizren është ndalur marrëveshja se ka pasur ankesa nga niveli qendror dhe zhurmë nga kryetari i kësaj partie”, tha Ymeri.

Kreu i VV-së tregoi se edhe në Dardanë kanë arritur marrëveshje me AAK-në, ku janë dakorduar për pikat programore të programit, pasi sipas tij  programi i tyre ka përputhje me disa pika të AAK-së.

“Në Kaçanik me Basri Kodrën kemi mbështetjen e kandidatit tonë nga LDK dhe AAK, por nuk kemi marrëveshje formale prej tyre.  Të hiqet një herë e përgjithmonë PDK nga pushteti lokal dhe ta sjellim ndryshimin me VV-në”, u shpreh kreu i Vetëvendosjes.

Ymeri ka demantuar pohimet për mbështetje të kandidatëve në komunën e Ferizajt, Istogut, Obiliqit, Rahovecit e Malishevës.

“Ne nuk mbështesim asnjë kandidat në Ferizaj, Istog, Obliq, Rahovec e Malishevë. Nuk e mbështetim asnjërin prej këtyre kandidatëve sepse nuk kemi gjetur të subjektet politike mundësi dhe vullnet për ndryshim e për ti zbatuar pikat e programit tonë”.

 

Të ngjashme