Lëvizja Vetëvendosje e ka dënuar sulmin ndaj shtëpisë së kandidatit për deputet, Sadri Ramabaja dhe fton organet e rendit që sa më parë të zbardhin të vërtetën, dhe fajtorët të vihen para drejtësisë.
“Veprimet e këtilla nuk e frikësojnë e as nuk e zmbrapsin asnjë aktivist nga radhët tona. Angazhimi ynë për një shtet ku mbretëron drejtësia, rendi e ligji, nuk merr fund nga asnjë lloj presioni apo dhune, nga kushdo qoftë”, thuhet në reagimin e VV-së.
Gjatë ditës së djeshme, persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar shtëpinë e kandidatit për deputet, Sadri Ramabaja, me ç’rast i janë shkaktuar dëme të shumta materiale.