Vetëvendosje dhe Lista Serbe

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 12:18 | Nga Melihate Tërmkolli

Tërë kohën sa ka qenë opozitë, për 10 vite, për çdo çështje me rëndësi nacionale, përfshirë edhe çështjet në raport me Serbinë, deputetët e VV-së kanë votuar pothuaj gjthherë njëjtë si Lista serbe. Në njërën nga seancat e Kuvendit ua kam shprehur “habinë” dhe “vërejtjen” për këtë lloj “sinkroni” të qëndrimeve dhe votimit të përbashkët ose njësoj, të VV-së me Listën serbe.

Asnjë fjalë reagimi nga VV-ja nuk pati për këtë atëherë dhe asnjëherë! Akuzat që VV u bën tjerëve në këtë pikë dhe në shumë pika tjera, janë thjesht tendencë për fshehjen e realitetit të tyre dhe manipulimin e opinionit, të cilin siç po shihet e kanë zanatin kryesor.

“Armata e kuqe” e VV-së që linçon pa ndalë secilin që nuk është me Albinin, se ata që janë kundër politikës së tij, po se po, është mirë të ndalet e të shohë veten, ku ishin dhe ku janë.

Ky vend nuk i kthehet diktaturës, asnjëherë më. Liria dhe demokracia janë vlera për të cilat ky popull ka sakrifikuar shumë për t’i bërë ato dikush sot lodër në duar të ekstremizmave të çfarëdo lloji qofshin ata.

Në fund, u kthehen atyre që i promovojnë, por kur zgjohen, atëherë është vonë. Janë ligje të natyrës këto, të cilave askush nuk ka mundë t’ju shmanget deri sot. Fuqia e politikës dhe politikanit është besimi, besueshmëria dhe autoriteti, jo dhuna, diktati, manipulimi e mashtrimi.

Të ngjashme