Lëvizja Vetëvendosje është distancuar publikisht nga qëndrimi i kandidatit për deputet nga kjo parti, Sadri Ramabaj, i cili përmes një postimi në Facebook, ka fyer dhe ofenduar sot besimtarët myslimanë të Kosovës.
Ramabaja, i cili vie nga rajoni i Anamoravës, e ka quajtur “ngjarje antihistorike” organizimin e një iftari të besimtarëve myslimanë në rrugët e qytetit të Kamenicës.
“Ky është postimi në youtube i njërës prej ngjarjeve më antihistorike, që këto ditë prodhoi një grusht haxhiqamilësh të Anamoravës time në Dardanë”, ka shkruar Ramabaja në Facebook.