Vetëvendosje: Është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar pranë varrit të Astrit Deharit, jemi në pritje të hetimeve

Prishtinë | 06 Dhj 2025 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar pranë varrit të Astrit Deharit.

Një një komunikatë, VV-ja thotë se janë në pritje të hetimeve që policia e Kosovës po bën në këtë drejtim.

“Me keqardhje kemi marrë lajmin se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar pranë varrit të aktivistit tonë, Astrit Dehari.
Falënderojmë të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës për reagimin e shpejtë, ndërkaq si Lëvizje VETËVENDOSJE! jemi në pritje të hetimeve që njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës po zhvillojnë në drejtim të zbardhjes së shkaqeve apo shkaktarëve të këtij dëmtimi”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme