Vetëvendosje, komuniteti i njerëzve që nuk bëzajnë

Prishtinë | 22 Tet 2024 | 21:44 | Nga Lirim Mehmetaj

Partisë më të madhe në vend, ju doli këshilltari i kryeministrit, Mark Weller, e iu tha që marreveshja me Serbine eshte e keqe per Kosoven, perfiton Serbia e kerkesat e Kosoves s’u moren parasysh.

Kush në këtë parti zë nuk bani.

Ju doli shefja e grupit parlamentar t’u fol me kryekriminelin e Kosoves e t’u kordinu me te per legjislacion te vendit.

Kush ne kete parti ze nuk bani.

Ju doli ambasadori duke marre page milioneshe nga nje kompani ne Serbi.

Kush ze nuk bani.

Ju doli nje person privat si Dejona Mihaili t’u ua kontrollu institucionet e pavarura.

Kush ze nuk bani.

Ju doli ministri t’u vjedhe ne uje, ju doli ministrja t’u vjedhe ne rerzerva, ju denu ministrja tjeter per fshehje te pasurise…

Kush ze nuk bani.

Ju doli presidentja ne koordinim me Radojicic-in.

Kush ze nuk bani.

Cka eshte kjo parti keshtu qe s’e ka nje trup qe s’duron, nje shpirte te lire, nje mendje te guximshme, nje ze qe flet?

Të ngjashme