Vetëvendosje mund të bjerë në 25%

Prishtinë | 18 Gus 2023 | 12:41 | Nga Shenoll Muharremi

Është normale, asgjë e pazakontë. Rritja prej 25% në 51% ka qenë momentale dhe efekt i votës ndëshkuese. Kisha me e quajt rritje artificiale e përkohëshme. Për me e mirëmbajt rritjen, duhet rritje organike. Kur diçka rritet brenda natës, rrezikon mos të ketë qëndrueshmëri. Zakonisht ashtu ndodhë edhe në jetë e biznes. Nuk mundesh vetëm me u rritë pafundësisht, nuk funksionon ashtu asgjë. Duhet korrektim i shëndetshëm, konfirmim i nivelit të pëkrahjes..

Pas çdo rritje të tillë, nevojitet një konfirmim i përkrahjes së fortë. Niveli i parë i përkrahjes së fortë VV e ka në rajonin e 25%. Mendoj që shumica e përkrahjes 25-51% tashmë nuk e gëzon, dhe deri ne zgjedhjet e ardhshme ish dushur me e prek vlerën 25%, e pastaj momentumi i zgjedhjeve mundet me hyp sadopak.

VV duket se i ka dy nivele të forta të përkrahjes (support levels). 12% dhe 25%. Themelet më të fuqishme të VV ndoshta janë tek 12%. Ndërsa pjesa nga 12 tek 25% jane zhvilluar semi-orkanikisht nga anatemimi i gjatë i partisë nga establishmentet paraprake, mos lejini të jetë pjesë e qeverisë (aty ku më së shumti digjesh), mungesa e alternativave tjera.. 12%, 25%, 51% këto janë tri nivele strategjike të VV ku mund të osciloj vitet e ardhshme. Kulmi me 51% tashmë është arritur dhe nuk duket që do dhe mund të përsëritet më.

Nëse dëshiron me e sfidu një subjekt politik, leje le të qeverisë nē njē vend me nevojat maksimale e mundësi minimale. Ndoshta në zgjedhjet e ardhshme, pas gjitha aferave, VV do i arrij diku rreth 28%. Po mbetet të shifet kjo në të ardhmën.

Të ngjashme