Lëvizja Vetëvendosje ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Partinë Boshnjake të Aksionit Demokratik të Kosovës (BSDAK).
Kryetar i kësaj partie, Visar Ymeri, ka thënë se kjo marrëveshje është bërë me qëllim që Vetëvendosja të ndihmojë kudo që mundet këtë parti në ditën e zgjedhjeve dhe se do të kenë bashkëpunim në të ardhmen, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se me këtë parti kanë ngjashmëri dhe se programet e tyre përputhen në atë se si do të duhej të duket Kosova.
Ndërsa shtoi se komuniteti boshnjak është më i diskriminuar krahasuar me komunitetin serb.
Ymeri bëri të ditur se nën udhëheqjen e VV-së, të gjitha komunitetet në Kosovë do të kenë të drejta të barabarta.
Kryetari i BSDAK-së, Hilmo Kandiq ka thënë se me Vetëvendosjen mendojnë të kenë një bashkëpunim afatgjatë.
Sipas tij, aktualisht vetëm VV-ja mund ta nxjerrë vendin nga situata jo e mirë në të cilën ndodhet.
Ai beson se me Albin Kurtin kryeministër qytetarët do të fillojnë ta ndiejnë sigurinë dhe dorën e shtetit.