Vetëvendosje për vaksinat që erdhën donacion: Për 66 ditë qeverisje siguruam 178 mijë e 230 vaksina

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi është lavdëruar me qeverisjen e saj në 66 ditët e para.

Në postimin e bërë, LVV thotë se ka arritur të siguroj 178 mijë e 230 vaksina kundër Covid 19.

Tutje, partia që po udhëheq vendin thotë se deri më tani janë vaksinuar 60 mijë e 929 qytetarë.

LVV shtoi se pandemia ende nuk ka mbaruar dhe inkurajuar qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse.

Postimi i plotë:

Për 66 ditë qeverisje: 178 mijë e 230 vaksina të siguruara dhe 60 mijë e 929 qytetarë të vaksinuar. Derisa numri i rasteve të infektimit po bie nga dita në ditë, pandemia ende nuk ka mbaruar. Andaj, kujdesi që na ka përcjellë këtë kohë duhet të na përcjellë edhe më tutje: ta mbajmë maskën, ta ruajmë distancën fizike dhe të kujdesemi për higjienën në mënyrë që ta kufizojmë përhapjen e virusit dhe të kontribuojmë në parandalimin e rrezikut të shkaktuar nga Covid-19

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme