Vetëvendosje: Qeveria jonë ta ngris në BE e ShBA fshirjen e shqiptarëve të Luginës nga regjistrat civil

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Kosova e Shqipëria e kanë për obligim ta ndalojnë fshirjen nga regjistri civil të shqiptarëve të Luginës së Preshevës që po e bënë Serbia.

Në komunikatën e VV-së, thuhet se qeveria e tyre këtë çështje do ta ngris në BE, ShBA e mekanizma të ndryshëm.

Këto komete janë bërë pas takimit që kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti me bashkëpunëtor ka pasur me përfaqësues politik nga Lugina e Preshevës.

Postimi i plotë i tij:

Deputetin shqiptar nga Lugina e Preshevës, ish-kryetarin e komunës së Bujanocit, z. Shaip Kamberin, të shoqëruar nga ish-kryetarja e Preshevës, tani kandidatja për këtë komunë, znj. Ardita Sinani, i priti sot në takim kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kandidati ynë për kryeministër, Albin Kurti, së bashku me kandidatin për deputet, Liburn Aliu.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike në Luginë e në Kosovë. Për projektin e fshirjes së shqiptarëve nga regjistrat civilë në Medvegjë, dhe për angazhimin që mund ta bëjmë për t’iu kundërvënë një spastrimi të tillë. Me bindjen se fshirja e shqiptarëve nga regjistrat civil është e papranueshme e duhet të ndalet, nënvizuam se Kosova e Shqipëria e kanë për obligim, e qeverisja jonë e re do të angazhohet, që ta ngris këtë çështje Bruksel e në Ëashington D.C., në OSBE, dhe në të gjitha organizatat tjera që merren me liritë dhe të drejtat e njeriut.

Me z. Kamberi dhe znj. Sinani folëm edhe për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, për padrejtësitë e pengesat që po na vihen në ditën e referendumit, dhe për përgatitjet që jemi duke i bërë për të qeverisur si shumicë pas 14 shkurtit. Ata na uruan sukses në këto zgjedhje, e ne ndamë bindjen që si qeveri e ardhshme do të angazhohemi për ta ndihmuar Luginën, edhe me projekte konkrete, por edhe duke e ngritur zërin kundër shkeljeve që po u bënë shteti serb shqiptarëve atje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme