Lëvizja Vetëvendosje sot do të zhvillojë takim me Lidhjen Demokratike të Kosovës, brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës. Lajmin e kanë konfirmuar burime brenda Vetëvendosjes. Takimi do të nis në orën 15:00, ndërsa nuk dihet se për çfarë do të diskutojnë. Në anën tjetër, AKR sot zyrtarisht u largua nga koalicioni LAA, ndërkohë që Behgjet […]
Vetëvendosje takim të jashtëzakonshëm me LDK-në

Lëvizja Vetëvendosje sot do të zhvillojë takim me Lidhjen Demokratike të Kosovës, brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës.
Lajmin e kanë konfirmuar burime brenda Vetëvendosjes.
Takimi do të nis në orën 15:00, ndërsa nuk dihet se për çfarë do të diskutojnë.
Në anën tjetër, AKR sot zyrtarisht u largua nga koalicioni LAA, ndërkohë që Behgjet Pacolli ka deklaruar se do të takohet me kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn.











