Ekonomia Online
FUNDIT

Vetëvendosje vazhdon të akuzojë pushtetin për vdekjen e Deharit

Vetëvendosje vazhdon të akuzojë pushtetin për vdekjen e Deharit

Dita e Flamurit në Kosovë po manifestohet me aktivitete të shumta. Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur që edhe në këtë ditë të kërkojë drejtësi për Astrit Deharin. Dhjetëra qytetarë të prirë nga kjo Lëvizje, kanë dalur në sheshin “Zahri Pajaziti” në kryeqytet, për të kërkuar edhe njëherë sqarim rreth mënyrës së vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, […]

Dita e Flamurit në Kosovë po manifestohet me aktivitete të shumta.

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur që edhe në këtë ditë të kërkojë drejtësi për Astrit Deharin.

Dhjetëra qytetarë të prirë nga kjo Lëvizje, kanë dalur në sheshin “Zahri Pajaziti” në kryeqytet, për të kërkuar edhe njëherë sqarim rreth mënyrës së vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, i cili vdiq në Burgun e Prizrenit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se vdekja e Astritit është dëshmia më e mirë se me çfarë regjimi është duke u ballafaquar populli i Kosovës, duke akuzuar edhe njëherë pushtetin për vdekjen e 26-vjeçarit.

“Astriti është e vërteta e këtij regjimi politikë. Ai na dëshmon se si duhet punuar vendin, ndërsa në anën tjetër na tregon udhëheqjen e këtij regjimin anti-popullor. Regjimi ka refuzuar të japë drejtësi dhe përgjegjësi për Astritin, i cili vdiq në burgun e Prizrenit me akuza të montuara politikisht”, ka thënë Ymeri.

Në shenj nderimi për Deharin u shpalos edhe një baner përmes të cilit kërkohet drejtësi.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe babai i Astritit, aktivistë dhe deputetë të kësaj lëvizjeje.

visari

Të ngjashme