Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se në komunat që do të qeverisë Lëvizja Vetëvendosje pas zgjedhjeve së 22 tetorit, do të ndryshojë qasja e qeverisjes, duke kaluar nga “qeverisja si sundim te qeverisja si shërbim nga qeverisja si administrim i së tashmes te qeverisja si zhvillim për të ardhmen”.
Kurti, që ka vizituar dy ditët e kaluara qytetet si Gjilani, Ferizaj, Mitrovica e Prishtina, shkruan se kandidatët e Vetëvendosjes janë më të mirët.
“Kandidatët tonë të dijshëm e të ndershëm, të guximshëm e punëtorë, do të jenë pranë qytetarëve në këtë fushatë që nis sot, për t’ua kthyer atyre dashurinë e 11 qershorit drejt fitores së 22 tetorit. Shkëlqejmë porsi 10-shja, me mendje e me zemër”