Vetëvritet një 59-vjeçar në Viti, ishte kthyer nga Zvicra

Foto arkiv: Ekonomia Online
Prishtinë | 29 Mar 2019 | 21:31 | Nga Ekonomia Online

Një 59-vjeçar ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e tij në Sadovinë e Jerlive, në komunën e Vitisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se me të marrë informacionin, Policia ka dalë në vendngjarje.

Fillimisht rasti ishte klasifikuar si vdekje e dyshimtë, e më pas në bazë të shenjave dhe hetimet të deritanishme u konstatua se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Hashani ka thënë se deri më tani nuk dihet se cilat janë shkaqet që kanë çuar në vetëvrasje.

Disa medie raportojnë se viktima jetonte në Zvicër dhe kishte ardhur në vendlindje para disa ditësh, së bashku me bashkëshorten.

Të ngjashme